Loading...

Me çfarë do ta nisë punën Qeveria në shtator? Paralajmërimi i Ramës vjen për…

Javën tjetër, qeveria nis punën. Kryeministri Rama ka njoftuar se titujt e pronësisë do të jepen nga një agjenci e vetme, në të cilën do të shkrihen ALUIZNI dhe hipotekat. Gjatë takimit me qytetarët, të cilët kanë bërë denoncime në platformën online të bashkëqeverisjes, Rama ka dëgjuar problematikat e tyre dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë denoncimet. Pasi dëgjoi problematikën e një qytetari dhe zvarritjen që i ishte bërë prej vitesh me lejen e legalizimit, Rama tha se rrugën korrupsionit do t’ia mbyllë dixhitalizimi.

“Rruga më e shkurtër është platforma. Patjetër që ka pasur shumë, por nuk ka pak korrupsion në shërbime dhe sigurisht që një mënyrë për ta, si të thuash asgjësuar, praninë e kudondodhur të korrupsionit në shërbime është reformimi i institucioneve, dixhitalizimi i shërbimeve, rritja e përgjegjësisë. Por, ndërkohë që ne po bëjmë këtë dhe e kam thënë dhe e përsëris, tani në shtator do të fillojë procesi i finalizimit të reformës që përgatisim prej një viti, të trajtimit të titujve të pronësisë, bashkimi i agjencive”, tha ai.

Shefi i qeverisë tha se me bashkimin e institucioneve dhe dhënien e shërbimeve në një zyrë të vetme, do të marrë fund ping-pongu që luhet me qytetarët. “Hipoteka dhe ALUIZNI nuk do jenë më dy agjenci që njëri ta jep e tjetri nuk ta jep, ping-pong, futboll, volejboll me fatet e të drejtat e njerëzve, por njëkohësisht duhet të bashkëpunojmë, bashkëpunojmë, ndërveprojmë dhe qytetarët duhet të përdorin platformën si rrugën më të shkurtër. Nuk kushton asnjë lek, nuk merr asnjë minutë më shumë se 3 minuta dhe nuk duhet të kesh asnjë mik sepse mjafton të çosh aty sinjalin dhe ke ministrin aty në dispozicion. Çdo ministër është në dispozicion të çdo qytetari kur çështja lidhet me sektorin e tij dhe kjo është rruga”, ka thënë ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com