Ka gati 3 javë që autori i ngjarjes së Selenicës qëndron në një nga qelitë e Vlorës. Por çfarë ndodh me njeriun që tronditi opinionin me vrasjen e tetë kushërinjve të tij. ABC News përmes burimeve të besueshme u sjell kronikën për Ridvanin e tmerrshëm.
Ritvan Zykaj, njeriu që vrau tetë kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë. Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të.
Burime nga policia e Vlorës i thanë ABC News, që Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Përsa kohë është duke qendruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë.
Punonjesit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qendrimi i 24 vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfare ka bërë. Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, thotë burimi i ABC News.
Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim. Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qendrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata.
Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta.
Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash.