Loading...

Qeni nxjerr zbuluar çiftin shqiptar që po shkonte me pushime në Spanjë, në makinë gjenden…

Një çift emigrantësh shqiptar me banim në Brescia të Italisë është ndaluar nga policia financiare italiane në pikën kufitare të Ventimiglias që lidh Italinë me Francën.

Gjatë kontrollit doganor çifti shqiptar i cili udhëtonte me një makinë me targa gjermane ka deklaruar se ishin nisur për pushime në Spanjë dhe se zotëronin vetëm 1500 euro cash. Por një kontroll më i imët i policisë italiane kishte identifikuar se çifti shqiptar ishte i papunë dhe e pashpjegushme udhëtimi i tyre drejt Spanjës.

Me ndihmën e repartit të qenve policor të stërvituar për kapjen e trafiqe të paligjshme, policia financiare italiane ka mundur të zbulojë rreth 290.450 mijë euro të fshehura në sediljet e pasme të automjetit.

Paratë ishin mbyllur hermetikisht në pako plastike e bashkë me to u gjet dhe një kartë identiteti false.
Shuma e parave u sekuestrua nga financa italiane. Ndërkohë autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e prejardhjes së kësaj shume parash.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com