Duket se një grua e divorcuar nga Vlora nuk e ka kapërdirë divorcin me bashkëshortin. 32-vjeçarja me inicialet A.Q. është kthyer te banesa e ish-bashkëshortit në Vlorë, me një mision të veçantë.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se nga ana e saj, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin V. Ç., vjeç 44, banues në Vlorë, pasi në banesën e tij, ish-bashkëshortja A. Q., vjeçe 32, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre.
Më datë 28. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin V. Ç., vjeç 44, banues në Vlorë, pasi në banesën e tij, ish-bashkëshortja A. Q., vjeçe 32, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./korrieri