Në mbyllje të kampit veror të të rinjve të LSI, u shpërnda edhe video e cila në përmbajtje kishte jo vetëm të rinj, por edhe fëmijë për të përcjellë një mesazh politik. Në kampingun partiak të LSI, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, ka bërë pjesë të kësaj veprimtarie politike partiake edhe fëmijë e adoleshentë dhe prej 6 ditësh trajnim ushtarak, me ushqim e strehim si në qendrat stërvitore të “ISIS” me ushtar fëmijë. Pasi i ka joshur me benefite pushteti të ardhshëm e të afërt, kryetarja e LSI I ka reshtuar si formacion luftarak, për të manifestuar “Marshin revolucionar të LSI”, me thirrje drejtuar fëmijëve, të rinjve e gjithë popullit, për rrëzim të pushtetit me dhunë!
KQZ, nisur prej këtij akti-anti-kushtetues, që e ndalon dhe e ndëshkon Ligji Nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike në Shqipëri”, ky institucion, ka detyrimin që brenda 24 orëve nga marrja dijeni, t’i drejtohet me shkresë zyrtare “për informim”, këtyre 9 institucioneve të larta të shtetit: Komandantit të Forcave të Armatosura në kohë paqeje, që është Presidenti Republikës, Presidentit të Republikës, si kreu i shtetit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Komisionit Palamentar të Sigurisë Kombëtare, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm, Kryetarit të SHISH.
Monika Kryemadhi e tërbuar për pushtet-pasuri, nëse nuk e kupton, se çfarë krimi është rekrutimi, organizimi, nxitja e fëmijëve në grupime e marshe dhune, le të pyes ish-ushtarakun Baba Mondi, mikun dhe ortakun e Ilir Metës në gurore (me administrator Zalo Qaton), ose le të konsultohet me paraardhësin e Ilir Metës, “Shefin e shtabit të forcave të armatosura” të PD, kapiten Bujar Nishanin.
Ja çfarë përcakton Ligji Nr.8580, datë 17.02.2000 “Për partitë Politike”/NENI nr. 6/Partive politike, u ndalohet të krijojnë organizata me karakter ushtrak, ose para-ushtarak. NENI nr. 7/ Ndalohet regjistrimi dhe lejimi, i veprimtarisë së një partie, në rastet: Kur në dokumentet e themelimit të saj shprehet qëllimi për përdorimin e dhunës për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore. Kur në dokumentet e themelimit të saj, shprehet nxitja dhe përkrahja e urrejtjes racore fetare, krahinore, etnike, shoqërore. Kur partia, mbështetet në metoda totalitariste, si dhe ka karakter të fshehtë.