Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në lidhje me turizmin në Lezhë, ku së bashku me ministrin Blendi Klosi kanë qenë dhe disa sipërmarrës.
Një nga sipërmarrësit i cili tha se është një simpatizant i tij, u ankua për tatimorët, por bëri dhe një batutë për veshjen e Ramës.
“E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon”, u shpreh qytetari.
Më tej ai vijoi me ankesën e tij, duke i thënë se tatimorët bëjnë të kundërtën e asaj që ka vendosur qeveria.
“Jam simpatizanti i partisë suaj, por unë ua them ato që nuk funksionojnë në administratë. Mos të jenë kaq agresive, na vijnë si xhandarë, tre katër herë në ditë. Bëjnë të kundërtën e asaj që thoni ju”, shtoi më tej ai.