Një mjeke e “puthi” për herë të parë partnerin e saj, teksa po i bënte frymëmarrje pasi ai pësoi një atak në zemër.
Anestezistja Andi Traynor, 45 vjeç, ishte në takimin e saj të parë me Max Montgomery, 56, kur ky i fundit u shemb përtokë në plazh, pasi kishte bërë surfing.
Montgomery ndjeu djegie në gjoks teksa ishte në ujë, megjithatë nuk mendoi se ishte ndonjë gjë me rëndësi, deri në momentin kur po ndihej krejtësisht i këputur pasi kishte dalë nga uji.
Traynor, nga Palo Alto, në Kaliforni, pa se si Montgomery u rrëzua, në Capitola Beach, Santa Cruz, dhe nuk po arrinte t’i gjente pulsin pasi e ktheu me shpinë përtokë.
Nëna e dy fëmijë nisi menjëherë t’i bënte frymëmarrje artificiale 56-vjeçarit nga Santa Cruz, me ndihmën e një të pranishmi.
Ambulanca mbërriti brenda shtatë minutash dhe e çoi në spital, ndërkohë që gjatë rrugës i riktheu rrahjet e zemrës me defibrillator.
Doktorët thanë se ai kishte pësuar atak në zemër dhe kishte një numër bllokimesh në arterie.
Të nesërmen e takimit me Traynor, që ndodhi më 18 tetor të vitit të kaluar, Max iu nënshtrua një operacioni bypass dhe tani gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që lidhja me të dashurën vazhdon të jetë e fortë.