Loading...

Rama zbulon emrin: Ja cili do të jetë Ministri i ri i Brendshëm nëse fitoj zgjedhjet!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrin e parë të Ministrit, i cili  do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, nëse PS fiton zgjedhjet e 25 Qershorit.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, Rama ka folur nga qendra e Vlorës dhe ka deklaruar se nëse PS merr “timonin” e qeverisë pas 25 Qershorit, Ministri i Brendshëm do të jetë Fatmir Xhafaj.

 “Lufta kundër kanabisit, dhe fenomeni i kanabisit do të mbyllet këtë vit. Të dy ministrat, si Tahiri ashtu edhe Xhafaj kanë bërë një punë të shkëlqyer me Policinë e Shtetit dhe luftën kundër krimit dhe drogës. Ndaj me marrjen e mandatit të dytë qeveritar, Xhafaj do të rikthehet në detyrë si Ministër i Brendshëm”, ka deklaruar Rama.

Fatmir Xhafaj ka qenë Ministër i Brendshëm për më pak se dy muaj, pasi me marrëveshjen Rama-Basha, ai u detyrua të lërë postin për Ministrin teknik të PD-së, kolonel Dritan Demiraj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com