Një i ri është vënë në pranga pas denoncimit se ka ushtruar dhunë ndaj një të moshuari në qytetin e Durrësit. Në pranga u vu Igli Shahini pasi në lagjen Nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H.L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit fizik, 33-vjeccari iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa. Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.