Identifikohet pas 5 vitesh nga dita kur ndodhi ai incident, shqiptari që thuhet se ka sulmuar ministrin e sotëm të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos.
Shqiptari eshte arrestuar nga policia greke dhe emri i tij nuk behet i ditur. Por dihet se sot ai është 23 vjeç.
Në vitin 2013, gjatë një marshimi në kujtim të viktimës së Agimit të Artë, Pavlos Fisas, mesohet se ky shqiptar qëlloi politikanin grek dhe u largua.
Ngjarja ndodhi me 18 shtator 2013 në Keracini.
Një grup personash sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku mbeti i vrarë edhe këngëtari grek Pavlos Fyssas.
I riu shqiptar ishte pjesë e grupit të personave që sulmuan ministrin Kamenos. Ai thuhet se goditi me grushta Kamenos dhe i dëmtoi dhe makinën./korrieri