“Bërtita e qava pasi mësova ate qe po na ndodhte. Ekuipazhi shpërndante ujë dhe xhaketa shpëtimi”.
Kështu e përshkruan një nga pasagjeret e tragetit “Eleftherios Venizelos”, i cili u përfshi nga flakët gjatë natës për “Protothema”, situaten e krijuar aty te panikut dhe frikes.
“Në ishim në panik pasi pamë tymin, por bëmë durim, derisa arritën të dilnim të gjithë mirë. Ekuipazhi bëri gjithçka që mundi për të na ndihmuar”, tha ajo.
Në mesnatë, trageti me 875 pasagjerë u perfshi nga flaket, shkaku i te cilave mbetet ende i papërcaktuar, ndërsa lundronte ne detin Egje.
Mesohet se ne traget ishte edhe Kryebashkiaku grek i Platanias i cili tha: “Na dhanë jeleke shpëtimi. Rreth ores 12 kemi marrë një paralajmërim për të shkuar në diskotekë dhe dhomen e ndjenjes”, tha Malandrakis për minutat e para pas zjarrit, ndërsa anija kishte ngadalezuar levizjen dhe me pas ndaloi.
“Na thane se ka rene zjarr në garazh”, vazhdoi ai. “Në fillim, po ecnim shumë ngadalë, pastaj anija ndaloi, tha Ioannis Malandrakis.