Vetëm pak ditë më parë u publikua një lajm ku një police në Buenos Aires ushqente foshnjën e një të arrestuareje me gji. Por në Shqipëri ndodh ndryshe.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari që akuzon policinë e htetit. Qytetari thotë se djali i tij 18 muajsh është mbajtur në rajon me urdhër të drejtorit.
“Narko apo Xhafopolicia mban në rajon të saj fëmijën 18 muajsh! Dava narkoshteti!”, shkruan Berisha.
Lexoni mesazhin e prindit dixhital.
“Prsh Doktor, një pyetje kam… ju lutem ku mund të ankohem dhe të gjej të drejten time pse djali im 18 muajsh është mbajtur në rajonin e policisë së Patosit me urdhër të drejtusit të atij rajoni. Ju lutem një përgjigje.”