Vazhdon të flitet, për masakarallëkun që zbuloi video-përgjimi i bisedës mes Denar Bibës e Ledi Biankut, gjyqtarit të Shqipërisë në Strasburg, por kjo nuk është histori e re për çështjet gjyqësore të shqiptarëve, që çohen në Strasburg kundër qeverisë, për kthim e kompensim pronash, dëshmpërblime të çdo lloji, anulim koncesionesh, dënime penale e sekuestro të padrejta.
Në 20 vitet e fundit, këtë ndyrësi kundër të drejtave të shqiptarëve e kanë bërë të 5 kryemininstrat shqiptarë, që nga Nano, Majko, Meta, Berisha e së fundi Rama, duke futur sekser, për të paguar anëtarë të kësaj gjykate, që të bllokonin ose jepnin “kundër”, vendimet për gjyqet kundër qeverisë, të cilat hapeshin për pisllëqet, krimet, pazaret dhe korrupsionin e bërë nga këta kryeministra horra.
Prej 24 orësh, për këtë ndyrësi shtetërore, i janë vërsulur “Lisimakut” Denar Biba, duke e akuzuar si “koka” e këtij pazari dhe po lihen në “hije”, krye-pazarxhiu i vërtetë Agaç-Ogiçi i kryeministrit, së bashku me “sillon” Endri Fuga, të cilët e tërhqein për “kapistre” Edi Ramën (siç e ka deklaruar vetë).
Në sirtarët e Gjykatës së Strasburgut, janë 4578 çështje me “logo shqiptare”, nga të cilat 56 janë për anulime e dëmshpërblime koncesionesh, 319 janë për dënime të padrejta penale, 1134 janë për largime të padrejta nga puna, 1670 janë për zaptim, kthim e dëmshpërblime pronash.
Të gjitha këto akt-padi gjyqësore, nëse jepen “PRO” paditësve, fatura totale arrin 6 miliardë euro, ndaj edhe qeveria “brekushe-grisur”, tenton të bëjë pazare, për të shtyrë e bllokuar këto gjyqe në Stras(burg), mbasi nuk ka mundësi të paguajë as avokatët, për të cilët po përdor lekët e emergjencave dhe të ilaçeve të sëmundjeve të rënda.
Nuk ka asnjë dyshim, që në Strasburg, Bibën e ka dërguar “rosaku” Edi Rama dhe për këtë poshtërsi, duhet të reagojnë të dëmtuarit, që janë ish-pronarët, të larguarit nga puna prej bandave PD, PS, LSI, PR, PAA e PDIU, të përndjekurit politikë, bizneset, banorët që u janë zaptuar malet, kodrat, lumenjtë e pyjet, të dënuarit padrejtësisht nga gjykatat e zaganjorëve, brocëve, gjinrave, beçajve e fullanëve.
Biseda e Bibës me Biankun është praktikë e përsëritur nga qeverisjet e 20 viteve të fundit, por ka një maskarallëk tjetër qeveritar, për të cilin duhet të rrëfehen sekserët Agaç Ogiçi, Endri Fuga dhe Ledi Bianku.
Këta duhet të tregojnë pazarin e bërë nga kryeministri Rama, nëpërmjet Avokates së Shtetit, Alma Hicka, duke depozituar në Strasburg, pranimin paraprak të akt-padisë për gjyqin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, shoqëruar me kërkesën paraprake, se kishte fuqi të paguante dëmshpërlimin 13 milionë euro, duke kërkuar përshpejtimin e procesit “për shmangie pasojash sociale”, me vendim “PRO” Xhaferr Isufit, Xhuvi Sharrxhiut e 17 ankuesve të tjerë, mes tyre dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.
Sa për kujtesë, në gjyqin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, Avokatja e Shtetit Hicka, me urdhër të kryeministrit Rama, jo vetëm nuk kundërshtoi asnjë provë të paraqitur nga avokati i vjehrrit të Lulzim Bashës, gjë që e provon vendimi i arsyetuar (i plotë) i Starsburgut, por kërkoi që të tejkaloheshin (të mos beheshin) 6 etapa të proceit, duke i konsideruar të mirëqena në favor të palës së vjehrrit të Bashës. Sa për kujtesë, për këtë fakt, mund të pyeten Bianku e Hicka, që ka burrin zëvendës në studion e Maks Haxhiajt, “kushos” së vjehrrit të Lulit./Pamfleti