Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se krimi ka ndodhur në rrugën “Tahsim Shehu”, në zonën që mbulohet nga komisariati numër 4 në Tiranë rreth orës 2 të natës.
I plagosur me 4 plumba ka mbetur 28-vjeçari Andi Spahia, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I riu ka marrë plumba në këmbë dhe në shpinë.
Por nga ana tjetër policia thotë se i riu është plagosur me armë zjarri në këmbë, pa dhënë detaje se sa herë është qëlluar.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por nuk ka ende një të dyshuar. Pritet dëshmia e 28-vjeçarit që mund të çojë në identifikimin e autorit.
Informacion Paraprak
Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.