Loading...

Si u rrënua fshati në komunizëm: Njerëzit hanin bukë me ujë (video)

Viti 1980 nuk ka patur ngjarje të jashtëzakonshme, por mund të cilësohet si viti i krizës ekonomike dhe i dyqaneve të boshatisura. Kjo si rezultat i politikave shkatërruese në ekonominë shqiptare dhe i parrullave “Jemi gati të hamë dhe barë dhe parimet nuk i shesim”. Në vitin 1979 një tërmet i fortë preku zonën e Lezhës dhe Shkodrës. Riparimi i dëmeve të tërmetit do të propagandohej nga qeveria shqiptare si një fitore shumë e madhe aq sa në festivalin e fundvitit fitoi çmimin e parë një këngë e cila tregonte ngadhënjimin e forcës së popullit shqiptar mbi dëmet e tërmetit.

Për të folur për një nga fenomenet e atyre viteve siç ishte tufëzimi ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, Novruz Shtylla, një nga veteranët e blegtorisë.

“Që në fillim unë jam emëruar në një vend shumë të largët dhe vështirësitë ishin shumë të mëdha. Ajo ishte një ndërmarrje shumë e madhe dhe kishte 50.000 kokë dele të cilat zinin të gjithë kullotat e Konispolit. Në këtë ndërmarrje bëhej një jetë nomade. Ishte një krizë e madhe jo vetëm në qytet, por edhe në fshat. Fshatarët u detyruan të hanin bukë me ujë dhe sheqer dhe punonin. Kjo gjë dëmtoi rëndë sistemin tonë. Po të ishte zbatuar ish-demokracia popullore ne do të ishim më mirë. Ne në mënyrë drastike i hoqëm fshatit blegtorinë. Edhe pse vendi ishte në këtë gjendje, tragëtia e mishit me vendet jashtë vazhdonte. Për një kilogramë mish keci ose qingji ne supozohej se do të mernim 3 kilogramë. Na u mbush mendja dhe eksportuam me vaporrë gjysmë milonë krerë qingja dhe keca në Greqi dhe Arabi. Mishi që ne prisnim të vinte nuk erdhi nga këto vende, ajo pjesë që erdhi ishte nga Argjentina dhe ishte mish shumë i vjetër dhe jashtë standardit nuk ishin as lopë, por kafshë jashtë standardit. Në atë kohë fshatarit iu hoq çdo gjë dhe kjo solli rrënimin e blegtorisë shqiptare. Politika në atë kohë ishte e diktuar, duhet ta zbatoje, përndryshe pësoje fatin e disave që mund të kenë folur edhe në studion tuaj, kjo është arsyeja përse nuk flisnim”, tregoi Shtylla.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com