Në kuadër të aksionit për kontrollin e mishit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Fier dhe Berat mish nga kafshë të parregjistruara dhe të paidentifikuara.
Sipas AKU-së kafshët nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes (ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare)
Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:
a. 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin
me aktivitetet tregtim mishi ” Arta Zaka”” në Divjakë
b. 16kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Restorant Ilir Sulaj” Berat
Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.
Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.
Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët./Gazeta Express