Loading...

Ethet e Nilit Perëndimor, takime informuese me qytetarët

Instituti i Shëndetit Publik është në komunikim të vazhdueshëm me Kabinetet e Promocionit të Shëndetit në Drejtoritë e Shëndetit Publik të rretheve, për të mbështetur punën e tyre për rritjen e shkallës së informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit lidhur me ethet nga virusi i Nilit Perëndimor.

Drejtoria e Shëndetit Publik Pukë, Kabineti i Promocionit dhe Edukimit Shëndetësorë, vazhdon fushatën për informim edhe pse nuk ka raste të Virusit të Ethes së Nilit Perëndimor.

Konkretisht : U zhvilluan aktivitete informuese në zonën e Liqenit, e cila është një zonë që frekuentohet nga grupmosha të ndryshme si vend relaksues dhe mund të jetë një vend potencial për zhvillimin e mushkonjave.

Gjithashtu u bë aktivitet në lagjet e Qytetit Pukë, ku u informuan banorët që të bëjnë kujdes me grumbullimin e ujrave në bodrumet e pallateve, si vend ku mund të krijohen larvat e mushkonjave.

Kjo fushatë do të zhvillohet gjatë periudhës Gusht- Shtator 2018 në të gjitha qytetet e vendit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com