Loading...

‘Mengjes i brishte’ Poezi nga Anila Toto

MENGJËS I BRISHTË

Oh…diell!
Ndrija sytë e mendjen sot burrit tim,
Çel lule të bukura në rrugët ku ai do të ecë,
Për më shumë kurajo
Kur lë shtëpinë,
I jap një puthje qe ta ketë për shpresë!

Çelmi fëmijët si trëndafilat petalet,
Më ngjyra të qeshura e plot jetë e dritë,
Janë dashuria ime dhe bukuria e t’atit
T’i mbrojë çdo çast
lus perënditë…!

Ndihmomë edhe sot të jem bija e dashur,
Një nënë e butë dhe e përkushtuar,
Një femër e fortë që s’ka të ndalur,
Një grua!

Anila Toto<

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com