Loading...

Publikohen për herë të parë fotot e dy kushërinjve, u aksidentuan teksa ecnin për qejfin e tyre

Publikohen fotot e dy të rinjve që humbën jetën në aksidentin e rëndë te dielen në fshatin Arapaj të Roskovecit në Fier.

Dy kushërinjtë Amarildo Dogani 24 vjeç dhe Festim Dogani 29 vjeç u përplasën për vdekje nga një makinë teksa po ecnin në trotuar.

Automjeti që i aksidentoi humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë, doli nga rruga dhe mori përpara dy djemtë e xhaxhallarëve. Bashkë me dy viktimat, në trotuar po ecte dhe kushëriri i tyre i tretë, i cili fatmirësisht mbeti i plagosur lehtë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com