Loading...

SOFT NEWS – Policia sekuestron kokainë të fshehur në… ananasë!

Policia spanjolle njoftoi sot se kishte sekuestruar 67 kilogramë kokainë të fshehur në ananasë që vinin nga Kosta Rika, tregu kryesor i fruta-perimeve të Madridit.

“Ananasët ishin boshatisur krejtësisht dhe ishin mbushur me cilindra me kokainë, që peshonin nga 800 gramë deri në një kilogram, të mbuluar me parafinë që bllokonte erën e drogës”, theksoi policia në një komunikatë.

Shtatë persona u ndaluan, tre në Madrid dhe katër në Barcelonë.

Ngarkesa me ananas që vinte nga Kosta Rika ishte shkarkuar në Setubal, Portugali, më pas ishte transportuar me rrugë tokësore deri në Madrid.

Trafikantët e drogës përdorin vazhdimisht metoda nga më të pazakontat për të arritur të hyjnë në Spanjë, porta e parë hyrëse në Europë e kokainës që vjen nga Amerika e Jugut dhe e hashashit amerikan.

Vitet e fundit, forcat e rendit kanë gjetur kokainë të fshehur edhe në implantet e gjirit, në paruke, në kolltuqe apo në allçinë që mbulon një këmbë të thyer./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com