Loading...

Reshje e shtrëngata, por ja ç’do ndodhë me temperaturat. Ja situata në gjithë vendin sot

Sinoptikanët parashikojnë që edhe kjo javë të nisë me reshje të dobëta shiu në zonat Qendrore- Juglindore. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Ndërsa temperaturat do karakterizohen nga rënie të lehta.

Sot pasdite (e diel, dt.26) dhe nesër (e hënë, dt.27) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe lokalisht do të jenë mesatare. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të jenë mesatare dhe lokalisht do të arrijnë deri intensiv. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

TEMPERATURAT/E hënë dt.27 Gusht

Nesër (e hënë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 27 °C
në vendet e ulëta: 19 / 29 °C
në vendet malore: 12 / 25 °C

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com