Një 23-vjecar na Vlora është arrestuar nga policia pas denoncimit të bërë nga një vajzë një vit më e vogël se ai. Sipas kallëzimit të vajzës i riu e përndiqte prej kohësh, madje e kishte ngacmuar dhe seksualisht.
Njoftimi i policisë
Policia ka bërë ndalimin e shtetasit: M.A., 23 vjeç, banues në Gjormë, Vlorë. Ndalimi i tij u bë në bazë të kallëzimit të datës 26.08.2018, i bërë nga shtetasia A.C, 22 vjeçe, me banim në Vlorë, ku dyshohet se ky shtetas e ka ngacmuar atë seksualisht prej disa muajsh. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 108/a K. Penal.