Loading...

Të shtëna me armë në Florida, të paktën 4 persona kanë humbur jetën, plagoset shqiptari

Të shtëna të shumta me armë janë dëgjuar në kompleks në një kompleks argëtimi, në Jacksonville të Floridas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë pasdites së sotme. Sulmi është regjistruar gjatë një turneu lojërash në Jacksonville Landing Area, në një moment kur qendra ishte frekuentuar nga një numër mjaft i madh njerëzish.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet dhe personat që kryen sulmin e armatosur. Paraprakisht raportohet për të paktën 4 persona që kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë të plagosur, që janë transportuar në qendrat spitalore më të afërta. I plagosur ka mbetur edhe një shqiptar, i cili ishte pjesë e turneut. Drini Gjoka është plagosur në dorë.
“Jam me fat që shpëtova”, shkroi ai në Twitter.
“Gjithçka që dëgjova ishte se ai mori një armë dhe filluan të shtënat. Na mbyllën në restorant,” tha njëri nga dëshmitarët.
Zyrtarët federalë po monitorojnë nga afër situatën.
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com