Në një postim të tij Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka kontestuar faturat e shpenzimeve në emër të tij të bëra nga buxheti i Kosovës.
“Po lexoj prapë për disa “shpenzime” që gjoja unë paskam bêrë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhe nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës. Është e vërtetë që unë kam fjetur në hotele të shtrenjëta por ato i kam paguar me paratë e mija” ka shkruar Pacolli. Ai ka shtuar se ka qindar fatura që i ka paguar me paratë e tij.
“Janë shumë qindra mija euro faktuara që janë paguar nga llogaritë e mija private në funksion të angazhimit tim për Republikën e Kosovës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, në atë periudhë, duke mos kalkuluar shpenzimet e larta të mjetit tim të transportit. Madje, nga llogaritë e mija kam paguar në shumë raste edhe për delegacionet por edhë për njerëzit që kanë lobuar për interes të shtetit të Kosovës. Javën e ardhshme do të qartësohet qdo gjë edhe pse zonjen Jeta Xharra e kam ftuar të shkoj në Kryeministri për ti mar të dhënat e çdo pagese ( nese ka ndonjë)që shteti ka bërë për mua dhe të distancohet nga dokumentacionet e manipuluara. Kjo do të ishte e drejtë dhe gazetarishtë korrekte” ka shkruar Pacolli.
Ndër tjera, Pacolli i ka reaguar një komentuesi në faqen e tij zyrtare në komente, pasi ky i fundit i kishte shkruar se “po asnjëherë nuk ishe kon gabim ti bre”.
Replika e Pacollit në atë koment ka qenë “O dost une kam paguar hotele edhe më shtrenjtë por me paratë e mia”.