SHBA dhe BE ju kanë mbyllur dyert dyshes kriminale pro ruse Meta-Berisha për të bllokuar zgjidhjen e çështjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Politikanët pro rusë nuk kanë më asnjë të drejtë të ndërhyjnë në këtë çështje.
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian ka dalë hapur kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës, sa i takon çështjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Donald Trum, John Bolton, që tha prerë se SHBA mbështet rishikimin e kufijve, duke bllokuar tentativën e dyshes kriminale Meta-Berisha për të krijuar trazira në zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve fqinje. Por vetëm një ditë pas deklaratës nga Shtëpia e Bardhë, vjen një tjetër deklaratë e fortë, këtë radhë nga BE, që ju mbyll të gjitha dyert dyshes Meta-Berisha për të ndërhyrë në çështjen e kufijve.
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ishte pjesë e Forumit të Alpbach në Austri, ndërsa u shpreh se u takon dy presidentëve për të vendosur për ndryshimin e kufijve. Ai tha se BE nuk do të imponojë asgjë nga jashtë, ndërsa zgjidhja duhet të jetë e përshtatshme dhe t’i shërbejë stabilitetit në Ballkan.
“I takon Vuçiçit dhe Thaçit që ta gjejnë një zgjidhje. Ne nuk do të imponojmë asgjë nga jashtë. Ama e përsëris se çfarëdo zgjidhje që gjendet, duhet të jetë e përshtatshme dhe që i kontribuon stabilitetit rajonal. Duhet ta marrim këtë garanci prej tyre. E duartrokas angazhimin e Vuçiçit dhe Thaçit. Në radhë të parë zgjidhja duhet të vijë nga ata. Por patjetër duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin. Kjo do të jetë e rëndësishme për BE”, tha Johannes Hahn.
Siç dihet tashmë, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë nisur prej javësh lobimin në Kosovë për të bindur politikanët të kundërshtojnë idenë e Presidentit Hashim Thaçi për kufijtë.
Meta qëndroi 2 javë në Kosovë, ndërsa Berisha zhvilloi takime me përfaqësues nga Mitrovica dhe Lugina e Preshevës. Por, SHBA dhe BE duket se kanë marrë situatën në dorë për të bllokuar tentativat e politikës pro ruse në Tiranë, e cila kërkon me çdo kusht të bllokojë paktin Thaçi-Vuçiç për kufijtë./pamfleti