Papa Françesku ka folur për “dhimbjen dhe turpin” që ndjen pas ‘skandalit të rëndë’ të abuzimit seksual të klerikëve. Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar i kërkoi atij të ‘dëgjonte viktimat’, duke thënë se historia e abuzimit kishte lënë një trashëgimi ‘trishtimi dhe turpi’ ‘.
81-vjeçari zbriti në Dublin këtë mëngjes, vizita e parë nga Papa në Irlandë që kur Gjon Pali II vizitoi këtë vend në vitin 1979.
Duke folur në Sallën e Shën Patrikut në Kështjellën e Dublinit, Papa tha: “Sa i përket më të dobëtve, nuk mund të mos e pranoj skandalin e rëndë të shkaktuar në Irlandë nga abuzimi i të rinjve nga anëtarët e kishës të ngarkuar me përgjegjësinë për mbrojtjen e tyre dhe arsimimimin. Dështimi i autoriteteve kishtare – peshkopëve, eprorëve fetarë, priftërinjve dhe të tjerëve – në mënyrë adekuate për të trajtuar këto krime të neveritshme, me të drejtë i ka mbushur me zemërim dhe mbetet një burim dhimbjeje dhe turpi për komunitetin katolik. Unë kam të njëjat ndjenja.”
“Shpresoj që skandalet e abuzimit, të cilat kanë hedhur dritë mbi dështimet e shumë vetave, do të shërbejnë për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të miturve dhe të rriturve të pambrojtur nga ana e shoqërisë në tërësi”, tha ai.
Ai vlerësoi gjithashtu paraardhësin e tij, Benedikti XVI, për trajtimin e çështjes, duke thënë:“Ndërhyrja e tij e sinqertë dhe vendimtare vazhdon të shërbejë si një nxitje për përpjekjet e udhëheqjes së kishës, si për të korrigjuar gabimet e kaluara dhe për të miratuar norma të rrepta për t’u siguruar që nuk do të ndodhë përsëri.”
Varadkar tha se shpresonte që vizita papale do të shënonte një ‘kapitull të ri’ në marrëdhëniet e Irlandës me Kishën Katolike.
Ai shtoi: “Ati i shenjtë, besoj se ka ardhur koha që ne të ndërtojmë një marrëdhënie të re mes kishës dhe shtetit në Irlandë, një besëlidhje e re për shekullin 21. Shpresoj që vizita juaj të shënojë hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis Irlandës dhe Kishës Katolike.”