[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim ditën e stome me pensionistë në Vlorë, ku nga aty ai ka folur për reformën e pensioneve dhe Policinë së Shtetit.
Po ashtu, kreu i qeverisë, edhe pse jo në mënyrë direkte, i ka kthyer përgjigje edhe akuzave të një dite më parë të bëra nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cila tha se ai ka manipuluar ndërkombëtarët.
“Luli do pendohej për cfarë ka thënë për mua kur isha i ri në plazh, do kërkonte edhe ndihmë për ujë nga Bashkia e Tiranës, edhe 1o ditë do merrnim 100 deptuetë do kishim parlamentin me pushtetin më të madh që pas 90-ës. Edhe komunitetin ndërkombëtar e kishim me vete, ju e patë, dolën dhe thanë zgjedhjet janë legjitime shkoni votoni në 18 qershor, opozita e ka gabim dhe hajt shnet. Ne i kishim të gjitha dhe atë natë që u bë marrëveshja, nëse s’do kishte marrëveshje, do dilte komuniteti ndërkombëtar me një deklaratë dhe do thoshte zgjedhjet janë legjitime.
Pse se bëmë këtë gjë? Se nuk kemi pushtetin qëllim në vetvete”, tha Rama.
Ai ka premtuar edhe rritje të pensioneve në katër vitet e ardhshme.
“Vlorë, me pensionistët dhe veteranët për sa shumë kemi bërë në këto 44 muaj për të mbështetur shtresat më në nevojë dhe sa shumë më shumë do të bëjmë në 4 vitet që vijnë.
Me reformën e pensioneve shpëtuam sistemin nga kolapsi dhe rritëm pensionet deri në 40%. 6600 veteranë të luftës përfituan rritje me 16% të pensionit të tyre dhe 5 mijë gjyshe e gjyshër të përjashtuar nga skema deri më 2013, sot përfitojnë pensionin social.
Në 4 vitet që vijnë pensionet do vijojnë të rriten dhe çdo fundvit, pensionistët do të marrin një shpërblim deri në 100 mijë lekë. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur mirëqenien si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë.”, – thotë Rama.
Duke folur për reformën në Policinë e Shteti, Rama u shpreh se policia që po ndërton qeveria e tij, do jetë me standarde europiane.
“Të mos guxojë një deputet të kërkojë emërime të policëve në Policinë e Shteti. Dhe asnjë parti nuk do ta dëgjojë këtë punë.
Policia e Shteti do të jetë për nga niveli si në Evropë dhe do ta bëjmë. Nuk e besonte njeri. Sa do është baltosur, është ama që nga viti 19991 Policia e Shtetit me e mirë, dhe këtë nuk e mohon njeri. Nuk është më ligj që çdo makinë duhet të ndalojë para policit për të dhënë ryshfet. Vetëm këtë vit kemi mbi 100 shoferë të arrestuar nga policia rrugore për ryshfet.”, tha Rama.
Ndërsa, lidhur me arsimin, kreu i qeverisë tha kemi hedhur bazat për një arsim të depolitizuar, pasi janë hequr emërimet politike.
“Pse në arsim themi se kemi vënë një bazë që mbi të të ndërtojmë themelet e arsimit shqiptarë? Sepse hoqëm emërimet politike. Mësues është mësues, nuk është leckë partie.
Kemi ndaluar lëvizjet e mësuesve për arsye politike.”, -tha Rama.