Tre persona kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi kundërshtuan punonjësit e policisë.
Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit janë Olsi Hajno 26 vjeç, Aleko Rustemaj, 28 vjeç dhe Henea Kamberaj, 30 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi më iniciale K.G.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Aleksandrisë”, ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar ata të ushtrojnë detyrën.