Loading...

VRASJA E SHQIPTARIT NË EKUADOR, AI NUK ISHTE “BOS I KOKAINËS”, JA PISTA E RE E HETIMIT.

[sgmb id=”1″]

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nisur një hetim në lidhje me atentatin që iu bë 40-vjeçarit shqiptar Ilir Hidri në Ekuador, më datë 1 qershor 2017.

Shqiptari nga Vora është qëlluar me 3 plumba pas koke në Ekuador, ndërsa prokuroria ka nisur një letërporosi, ku kërkon informacion në lidhje me ngjarjen.

Por gjithashtu policisë i është kërkuar të dorëzojë të dhënat për këtë shtetas, i cili nga dokumentet e gjetura quhet Ilir Hidri, por që dyshohet të jetë një identitet i rremë.

Ne kërkojmë, thanë prokurorët, të mësojmë a është viktima i skeduar në fushën e krimit

Por ajo që është më e rëndësishme ka lidhje me enigmën që shtrojnë mediat në Ekuador, se viktima ka qenë një agjent i infiltruar.

Pikërisht në këtë pikë prokurorët presin një përgjigje nëse kanë përfshirë apo jo autoritetet shqiptare në hetime ndërkombëtare ndonjë agjent. Ekzekutimi i shqiptarit u raportua nga gazeta “El Universo”, sipas të cilës një 36-vjeçar me identitet Ilir Hidri nga Vora u ekzekutua pas shpine pranë bashkisë së lokalitetit Grau Riz.

Viktima u godit sapo zbriti nga makina, shkruan “El Universo”, nga një person i cili pas krimit u largua me një motor.

Viktimës iu gjetën me vete telefona, një shumë parash dhe një dokument që e identifikonte me emrin e sipërpërmendur, por nga verifikimet paraprake policia e Vorës mohon të ketë në sistem një person me të dhëna të atilla, përshtati “Lapsi”.

Ka dyshime se Hidri ka qenë një bashkëpunëtor i policisë i futur në rrjetin e drogës, madje dyshohet se ai ka bashkëpunuar me DEA-n amerikane për zbardhjen e krimeve e aktivitetit të rrjetit të drogës.

Nga ana tjetër, prokuroria shqiptare ka kërkuar informacione edhe nga policia në lidhje me të kaluarën e shtetasit Ilir Hidri, i cili dyshohet se është vrarë, pasi prej disa kohësh ai ishte infiltruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.

Bazuar në hetimet paraprake rezulton se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do të vinte në Europë.

Hidri ishte arrestuar në Spanjë dhe mendohet se që pas atij momenti ishte kthyer në bashkëpunëtor të policisë.

Ai qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh, ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë. Interpol Tirana ka shkëmbyer të dhëna me Policinë e Ekuadorit dhe ka identifikuar autorin nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Shtetasi i vrarë në Ekuador ka qenë nga qyteti i Vorës dhe ka qenë i dënuar më parë për trafik droge nga Amerika Latine në Europë. Pas atentatit të ndodhur në Ekuador mësohet se për zbardhjen e vrasjes janë angazhuar një serë agjencish ligjzbatuese, shkruan “Panorama”.

Hidrit mësohet se i është afruar një motor me dy persona dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë në distancë fare të afërt, duke e qëlluar tri herë shqiptarin.

Ky i fundit ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se kishin menduar se personat me motor kanë dashur ta grabisin viktimën.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com