Loading...

Rekordi i zi i Ramës: E lë Kolumbinë 34 vende prapa Shqipërisë për kokainën

Prestigjozja amerikanë “The Economist” me anë të një reportazhi tregon që lufta e autoriteteve ndaj karteleve të drogës po bëhet thuajse e pamundur. Sipas këtij shkrimi mbi 8 milionë njerëz konsumojnë kokainë, ndërsa listën e vendeve e kryeson Shqipëria ku 2.5% e popullsisë është përdorues i kësaj droge.
Shqipëria ka thyer të gjitha rekordet për drogën dhe tani vjen raporti edhe për kokainën. Rama ka thyer edhe rekordin e Kolumbisë për kokainën që kosnumojnë shqiptarët. Ndërsa shqiptarët janë të parët në botë për përdorimin e Kokainës, kolumbianët janë në vendin e 34-të.
“The Economist” me anë të një reportazhi me titullin “Kokaina, pse kartelet e drogës po fitojnë”, e ka listuar Shqipërinë në krye të listës për konsumin e drogës.
Prestigjozja amerikane tregon se 2.5% e shqiptarëve konsumojnë kokainë dhe arsyeja e këtij fakti është se vendi përdoret si tranzit për kokainën afgane.
Mbi 8 milionë njerëz në të gjithë botën janë përdorues të kokainës dhe vendet më të prekura sipas “The Economist” janë Britania,
Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë reportazh tregohet edhe se sa kushton një kilogram kokaine në disa shtete të globit.
Në Kolumbi 1 kg arrin të shitet për rreth 2.200 dollarë, në Meksikë mund të shkojë nga 12-16 mijë dollar, ndërsa në Europë çmimi i 1kg kokainë mund të kapë vlerën e 55 mijë dollarëve.
Transporti i kokainës, sipas prestigjozes, po bëhet në rrugët e vjetra të kanabisit, por kartelët e drogës kanë gjetur edhe linja të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve.
Më tej tregohet se vetëm në Ngushticën e Gjibraltarit transporti i kokainës u rrit me 300%. Ndëërsa 7.7 ton e kokainës kolumbiane ka hyrë në Meksikë dhe SHBA.
“Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, përdorin tani internetin për të blerë dhe për të shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë një luftë të të vështirë për autoritet të cilat nuk mund ta fitojnë kurrë atë”.
“The Economist” thotë se SHBA shpenzon 40 bilion dollarë në luftën kundër drogës, ku arrestohen 1.5 mln qytetarë të lidhur me këtë trafik.
Gjithashtu nga përdorimi i kokainës në 2016 kanë gjetur vdekjen 10 400 persona, një shifër që ka ardhur në rritje të frikshme nga viti në vit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com