Loading...

Gurë nga Çamëria për Sheshin Skënderbej, Greqia i ankohet Veliajt. Reagon ashpër PDIU.

[sgmb id=”1″]

Athina zyrtare ka paraqitur ankesën e saj në Bashkinë e Tiranës për marrjen e disa gurëve nga Filati i Çamërisë për ti vendosur në sheshin Skënderbej që do të hapet të shtunën.

Lajmin e bën të ditur edhe zyrtarja e lartë e PDIU-së, Vjollca Braho.

Në një status në faqen e saj në Facebook ajo e quan të turpshme ankesën e Greqisë drejtuar Veliajt.

Statusi i Brahos

Vetem pak dite ne ndajne nga inaugurimi i sheshit Skenderbej! Sheshit simbol te kryeqytetit dhe Shqiperise! i konceptuar qe ne fillese si sheshi i te gjithe shqiptareve, per ndertimin e tij jane perdorur gure nga te gjitha trevat Shqiptare! Pjese e pandare e ketij mozaiku jane edhe gure te marre nga Filati, ne Çameri!

Fatkeqesisht, fqinji yne Greqia nuk e kaperdin dot qe Çameria eshte shqiptare dhe historia e saj eshte nje njolle turpi per historine e tyre. Madje kane paturpesine qe te dergojne Ambasadoren e tyre ne Tirane, e cila sot po paraqet ankese ne Bashkine e Tiranes perse jane perdorur guret nga Çameria per sheshin Skenderbej.

Levizja e perfaqesues se larte te shtetit grek e ben akoma me te domosdoshme nismen dhe qendresen e Partise, Drejtesi, Integrim dhe Unitet! Sot te gjithe shqiptaret jane me Çamerine sepse e kane kuptuar qe per PDIU atdheu eshte mbi gjithçka dhe nuk mund ta leme me te neperkembet fati i tij!

Ne kemi Veç nje Atdhe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com