Loading...

Përdoruesit e kokainës rriten në mënyrë të frikshme, çdo ditë në spital paraqiten…

Pas një raporti të revistës “The Economist” që e rendiste Shqipërinë të parën sa i takon përdorimit të kokainës, kjo gjë konfirmohet nga mjekët. Sipas mjekëve toksikologë çdo ditë paraqiten 2 raste që kërkojnë ndihmë për shkak të përdorimit të drogë së fortë.

“Nëse do i referohemi një dhjetëvjeçari, nga 2008 deri ne 2018 kemi një rritje galopante të përdoruesve të kokainës në Shqipëri, që në shumicën e rasteve janë me mbidozë nga kokaina, por ka edhe raste që trajtohen që janë përdoruesit e rregullt që kanë një kohë pa marrë kokainë dhe bëjnë atë fazën e mungesës së kokainës në trup”, thotë mjeku toksikolog Alert Drishti.

Vetëm gjatë një viti, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza paraqiten rreth 750 përdorues droge për të marrë ndihmë mjekësore. “Në 2017 kemi pasur rreth 700 raste të trajtuara në Urgjencën e spitalit në QSUT dhe rreth 42 raste të trajtuara në pavionin tonë në toksikologji”.

Nuk mungojnë edhe adoleshentët nën 18 vjeç që kanë varësi nga kokaina. “Si grupmoshë, është ajo aktive për punë, rreth 90 përqind e përdoreusve ështët nga mosha 18-40 vjeç, por ka raste të veçanta edhe të atyre nën 18 vjeç. Si gjini përdorues më të lartë gjen ajo mashkullore. Nuk ka një ndarje kategorike pasi gjen në çdo kategori përdorues kokaine”.

Një pjesë e mirë e përdoruesve paraqiten në spital pasi bien në kontakt për herë të parë me kokainën, i cili njihet si grupi i eksperimentuesve. Megjithatë mjekët sqarojnë se shumica e përdoruesve të drogave shkojnë rrallë në urgjencë. Kjo tregon se numri i përdoruesve është mjaft më i lartë se rastet e regjistruara. /TV Klan

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com