Gjykata e Fierit e la sot ne burg 31 vjecarin Edmond Asllani, i ndaluar si shkaktar i aksidentit te ndodhur ne Levan me pasoje vdekjen e nje 27 vjecareje shtatezene dhe plagosjen e disa personave te tjere, mes te cileve edhe vajzen e saj te mitur.
Ndërkohë sapo ka lënë gjykatën Asllani ka përshëndetur të afërmit e tij që me sa duket e prisnin jashtë, mes tyre dhe gruaja. “Puthe çunin, mos ki merak”, i thotë bashkëshortes Asllani.
Njoftimi i policise diten e ngjarjes
Më datë 21.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Asllani, vjeç 31, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Leorant Troka., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetin Astrit Troka , vjeç 64, banues në fshatin Martin.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip “Audi”, shtetasja Majlinda Troka., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin si edhe aktualisht ndodhen në spital shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin “Audi” dhe drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç. Neni 290/3 i Kodit Penal.