Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.
Një makinë është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë.
Turistja italiane ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë.
I shoqi është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje.