[sgmb id=”1″]
Mbrëmjen e sotme atletja shqiptare që garon për ekipin gjigant turk të Fenerbache-s është shpallur kampione e Turqisë. Luiza Gega ka shkëlqyer në garën e 3000 metrave me pengesa, duke korrur suksesin e parë me klubin turk.
Rekordmenia shqiptare në disiplinën e 3000 metrave me pengesa kaloi çdo rivale, duke arritur kohën më të mirë 9’44”79, çka i dha të drejtën të fitojë medaljen e artë. Gega la pas me nga një xhiro dy rivale, që mbërritën në finish 3 minuta pas atletes kuqezi.
Nesër 28-vjeçarja do të garojë sërish në kampionatin turk, këtë herë në disiplinën e 1500 metrave, ku do të synojë një tjetër triumf.