Loading...

Ky djalë nga Kuci i Vlorës kërkon shpresë për jetën, prindërit apel rrëqethës: Po na shuhet para syve…

Ky djale qe shihni ne foto eshte 19 vjec dhe esthe prekur nga semundja e shekullit. Tumori atij po i merr jeten dhe familja ka bere apel per ndihme qe te vetmen shprese qe kane per ta cuar jashte shtetit ta kurojne, te munden ta realizojne, pasi vetem nuk kane mundesi.

JA KERKESA

Pershendetje Nisma. Ju lutem kerkojme te na ndihmoni duke bere publik rastin e djalit tone, sepse jemi vertet ne pike te hallit.

Ne jemi Shemedin Kasaj dhe Etleva Spahaj Kasaj nga fshati Kuc i Vlores, prinderit e Ronaldo Kasaj. Po iu parashtroj me pak fjale dhimbjen e madhe qe kemi te djalit tone 19 vjecar i cili eshte diagnostikuar me tumor malinj nga nje gjender qe i ka dale para 8 muajsh ne pjesen e poshteme te veshit sic e shikoni dhe ne foto.

Kemi 8 muaj qe po luftojme me semundjen ne spitalin universitar Nene Tereza ne Tirane dhe prisnim permiresim te gjendjes, por fatkeqsisht nuk ndodhi.

Gjendja sa vjen e perkeqesohet me shume..me e keqja eshte qe doktori qe e mori persiper rastin ngriti duart lart dhe u dorezua per faktin se ne spital ka mungese ilacesh per kete rast.

Ndaj duhet ta cojme jashte vendit per kurim sa me te shpejt..Detyrimisht na duhet ta cojme ne Itali djalin urgjentisht. Per kte arsye po ju kerkoj ndihme dhe perkrahje nga kushdo qe mundesine dhe miresine te na ndihmoje. Na kuptoni gjendjen tone…dy prinder qe shohin femijen t’u shuhet pa pasur fuqine per te bere asgje.

Nuk ka fjale qe e pershkruan gjendjen tone.
Kerkojme ndihme nga kush mundet per arsye se kushton shume mjekimi ne Itali dhe ne nuk e perballojme dot me te ardhurat qe kemi ne fshat.

Kush e ndjen te nevojshme te na ndihmoje sadopak me kontributin tuaj ne llogarine tonë prane BKT NR.LLOGARI 408011244 Shemedin Selman Kasaj. Ju lutem te kontaktoni z.Shemedin Kasaj +355684638855.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com