Sipas ekspertëve, të flesh në një anë gjatë natës, jo me shpinë apo barkas, është pozicioni më i zakonshëm i gjumit per 74% të njerëzve.
Por secila prej ketyre pozicioneve ka efektet e mira dhe të këqija në shëndet.
Përfitimet e të fjeturit në krahë
Parandalon dhimbjen e shpinës dhe qafës dhe e mban trupin në pozitën më natyrale të mundshme.
Redukton gërhitjen. Duke fjetur në shpinë, ju bëni që gjuha juaj të shkojë në fund të fytit, duke shkaktuar gërhitje. Të flini në krahë mund ta parandaloni këtë.
Përmirëson qarkullimin e gjakut, pasi trupi juaj është në pozicion perfekt.
Çfarë të bëni që ta përmirësoni kualitetin e gjumit
Jastëku duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për ta mbajtur shpinën drejtë.
Duhet ta mbushni hapësirën mes qafës dhe dyshekut për ta mbajtur kokën dhe qafën në pozitë neutrale, transmeton Gazeta Express.
Nëse keni dhimbje në supe, vendoseni në jastëk përballë trupit dhe vendoseni krahun mbi të. Kjo do t’ju ndihmojë ta lehtësoni dhimbjen.
Për ta parandaluar dhimbjen e ijëve, vendoseni një jastëk mes gjunjëve.
Për të parandaluar varjen e gjinjve tuaj, vendoseni një jastëk të vogël nën ta, kështu që të mos zgjaten. Ose thjeshtë kthehuni në shpinë