Loading...

Mënyra fantastike për të gatuar patatet, që shijen e tyre mos ta harroni kurrë

Ne kete stine, ato qe quhen patatet e reja i gjen në çdo treg të Shqipërisë dhe duhen perdorur pasi nuk mund t’u rezistosh per shijen që kanë.

Zona e Shishtavecit në Kukës dhe Stëbleva, Librazhdi, Korça dhe Pogradeci janë më bujaret në ofrimin e varieteteve të ndryshme të patateve të një cilësie superiore.

Patatet e reja janë të njoma dhe kanë një shije të ëmbël në fillim me një nuancë hidhësie në fund. Më poshtë do të lexoni disa prej këshillave të AgroWeb.org mbi përzgjedhjen dhe ruajtjen e patateve të reja.

Si t’i zgjidhni patatet e reja

Mënyra më e mirë për të dalluar nëse patatja është e re është ta fërkoni lëkurën e saj me gishtin e madh. Lëkura duhet të jetë mjaft delikate dhe të hiqet menjëherë me një prekje.

Si t’i gatuani për shëndet të mirë

Akrilamidi formohet në mënyrë natyrale gjatë pjekjes dhe skuqjes së produkteve që përmbajnë sheqer, niseshte dhe aminoacidin asparaginë.

Akrilamidi arrin të formohet edhe gjatë pjekjes ose skuqjes së patateve, në një temperaturë më të lartë se 120 gradë.

AgroWeb.org ju këshillon të shmangni ruajtjen e patateve në frigorifer. Në temperatura të ulëta, patatet lëshojnë një sasi më të madhe të sheqerit dhe pastaj kur piqen do të prodhojnë më shumë akrilamid.

Zgjidhni varietetet e patateve të vendit pasi këto përmbajnë më pak asparaginë dhe sheqerna natyralë.

Çfarë duhet të keni kujdes
Mos harroni se patatet janë vjelur në korrik, gusht dhe shtator. AgroWeb.org ju tregon se duhet të zgjidhni patatet e reja dhe jo ato që janë vjelur kohë më parë.

Mundohuni të shmangni patatet që janë ruajtur për periudha të gjata, sepse ato përmbajnë më shumë sheqer.

Para gatimit, lërini patatet e prera nën ujë të rrjedhshëm për 15-20 minuta për të eliminuar glukozën dhe sheqerin e e tepërt.

Para çdo gatimi, vendosini patatet të ziejnë në ujë për rreth 6 minuta. AgroWeb.org ju këshillon të shtoni 1 lugë e gjysmë uthull në ujë për çdo litër.

Pehashi acid do të ngadalësojë dhe ndalojë formimin e akrilamidit. Në skuqje apo pjekje, kontrolloni ngjyrën e patateve. Duhet të ruani ngjyrën e artë, por jo t’i lejoni të nxihen./AgroWeb.org

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com