Loading...

Ushtria shpërndan shtretër, batanije dhe ushqime në Dibër

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot se Forcat e Armatosura vazhdojnë punën për t’u ardhur në ndihmë banorëve të qarkut të Dibrës në zonat e dëmtuar nga tërmeti i disa ditëve më parë.

Xhaçka thekson se Forcat e Armatosura pas vendosjes së çadrave për banorët që humbën banesat, sot kanë shpërndarë ndihma ushqimore.

“Pas ngritjes së çadrave për banorët të cilëve iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti në qarkun e Dibrës, FA të Shqiptare vijojnë shpërndarjen e shtretërve, batanijeve dhe ushqimeve të domosdoshme” shprehet Xhaçka.

Po ashtu ministrja shton se asistenca me bazë materiale dhe vëmendje vijon e njëjtë që prej ditës së parë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com