[sgmb id=”1″]
Arian Çani është shprehur se pati një preson nga jashtë qe Rama me Bashën arritën marrëveshjen dhe ajo që vendosën ishte nxjerrja jashtë loje e Ilir Metës. Nga ana tjetër ai u shpreh se kemi një bashkëqeverisje të mundshme PS-PD.
Mjafton që të shikojmë një reagim të eurodeputeti Hahn, ku thoshte që po shkojmë drejt bipartizmit. Evropa sot, Angela Merkel po i thotë Bashës që ka mundësi që të bashkoheni sepse kemi halle të tjera dhe boll u morëm me ju se na çatë kokën. Kam përshtypjen se ka një presion nga jashtë.
Këta u ulën dhe i Ranë lapsit hajde të heqim qafe Ilir Metën. Priten surpriza të mëdha. Rama ka gjasë që të jetë kryeministër, ka më shumë shanse ka më shumë opsione. Unë prapë mendoj se Rama nuk do të bëjë me Metën koalicionin. Unë kam përshtypjen se edhe po i bëri 71 mandate Rama do ta bëje me Bashën bashkëqeverisje.
Nuk është kaq kollaj te hysh në politikë. Nëse do të jetë i fortë Ben Blushi dhe Ilir Meta që të bëjnë një opozitë shumë të fortë”, ka thënë Çani.