Një sherr mes dy të rinjsh ka bërë që njeri prej tyre të përfundojë në spital dhe tjetri të arrestohet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës.
Mësohet se mes dy të rinjve ka pasur një konflikt për motive të dobëta dhe si pasojë është plagosur me thikë 21- vjeçari me inicialet R.S, banues në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ditën e sotme policia e Vlorë ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, 17 –vjeçarin me inicialet E.P, banues në Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.