Ditën e sotme Zv. Kryetari i LSI Luan Rama ka folur për herë të parë për çështjen e rishikimit të kufijve të Kosovës me Serbinë.
Rama është shprehur se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash por janë kufij gjaku të vendosur me luftë, kufij zemrash që askush nuk mund t’ i nxjerr në tregun politik.
Menjëherë pas deklaratës së Luan Ramës, të rinjtë e LRI kanë reaguar duke shkruar “Kosova është gjaku im që nuk falet”, vargje të poetit Ali Podrimja, të cilat u interpretuan dhe nga deputeti gjatë bashkëbisedimit me ta.
Gjithashtu, kujtojmë se Luan Ramës në vitin 2016, shteti i Kosovës i ka dhënë atij çertifikatën “ Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”