Loading...

Tahiri dhe Xhafaj dështuan me tenderët, Edi Rama i “sfidon”, shpall tenderin 13 mln euro për uniformat e policisë

Kryeministri Edi Rama ka “sfiduar” në mënyrë të hapur dy ministrat e fundit të Brendshëm, Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafën me lëvizjen e fundit. Pak ditë pas u bë shpallja e fituesit të tenderit për uniformat e policisë të kompanisë Gjergjefi, me vlerë 1 mln euro, qeveria ka akorduar plot 13 milionë euro të tjera për uniformën e policisë (veshje dhe këpucë).

Në dokumentet e siguruara nga Tpz.al nuk bëhen të ditura përse kjo shumë kaq e madhe, kur tenderi i parë sapo ka përfunduar. Në dokumente thuhet se autoriteti që po bën këtë tender është Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, një agjenci e cila është totalisht në duart e kryeministrit Edi Rama. Madje, kjo agjenci është ngritur posaçërisht për tenderët e mëdhenj, për të futur duart direkt në tendera. Dhe duket se ia ka arritur qëllimit, pasi tenderët me vlera të mëdha po bëhen nga kjo agjenci.

Të dy ministrat shpallën tenderët, por po kaq herë dështuan. Në muajin prill 2017 ministri Tahiri, i shoqëruar nga kryeministri Rama, dolën krah për krah njëri tjetrit, duke prezantuar në atë kohë uniformat e reja. Në atë kohë u shpall dhe tenderi në Agjencinë e Prokurimit Publik, I cili kishte një vlerë prej 1 292 618 666 (mbi 10 milionë euro). Në këtë tender ishin parashikuar veshje dimërore, verore, uniforma për stërvitje e shërbime, uniforma të vecanta, për grupet e hetimit, për ata që presin qytetarët, për policinë rrugore etj, etj.

Por, në muajin tetor 2017 në Agjencinë e Prokurimit Publik, u shpall një njoftim. Sipas tij, ”Ministria e Brendshme njofton se procedura për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, që u zhvillua më datë 4 prill 2017 anulohet sepse asnjë nga ofertat nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”. Në atë kohë u aludua se Xhafa po sfidonte Tahirin, pasi përveç sekuestrimit të sasive record hashashi, po fshinte të gjitha gjurmët e paraardhësit e tij. Madje, edhe të gjithë tëmirat ekonomike! Më vonë, Xhafa do të shpallte sërish tenderin, por arriti të bënte vetëm dy tendera, me vlerë të vogël, që shkonin deri në 1 milionë euro.

Dhe, kur të dy ministrat dështuan, “timonin” e mori në dorë agjencia e kryeministrit Edi Rama, e cila tashmë ka në dorë nj super tender, që shkon deri në 13 milionë euro. Tashmë, presim si do të vijojnë procedurat e mëtejshme, ndërsa Tpz.al do të vijojë t’i ndjekë, në përpjekje për të hedhur dritë se ku shkojnë paratë e popullit. Duke u ndalur te tenderi, mësohet se procedura e parë është “Blerje uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë” për vitet 2018,2019 dhe 2020. Fondi limit është 908,973,900 lekë pa TVSH. Mësohet se afati i lëvrimit të mallit është:

– Për sasitë e planifikuara për vitin 2018 afati i lëvrimit do të jetë: 30 ditë, 60 ditë dhe 100 ditë nga lidhja e kontratës, sipas listës së artikujve të përcaktuara në shtojcën 12 të dokumenteve të tenderit. – Për sasitë e planifikuara për vitin 2019 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda 15 Prill 2019 2019 dhe pjesa tjetër brenda datës 2 Shtator 2019. – Për sasitë e planifikuara për vitin 2020 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda datës 15 Prill 2020 dhe brenda datës 2 Shtator 2020. Ndërkohë, procedura e dytë është “Blerje këpucë për uniformën e Policisë së Shtetit” për vitet 2018, 2019, 2020. Fondi limit është 290,155,500 lekë pa TVSH.

Afati i lëvrimit mallit duhet të jetë: – Për vitin 2018 afati i lëvrimit do të jetë 30 ditë nga lidhja e kontratës. – Për vitin 2019 afati i lëvrimit do të jetë brenda datës 31 Mars 2019 dhe brenda datës 2 Shtator 2019. – Për vitin 2020 afati i lëvrimit do të jetë brenda datës 31 Mars 2020 dhe brenda datës 2 Shtator 2020.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com