[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tropojë për të vazhduar fushatën e tij. Mirëpo, duket se kjo e ka prekur në shpirt ish -kryeministrin, Sali Berisha, i cili e ka akuzuar Ramën se militantët në Tropojë i ka sjellë nga Tirana. Dihet se pika e dobët e Berishës është Tropoja, ndaj e ka vëzhguar në detaj fushatën e PS -së në qytetin e tij të lindjes.
Sipas Berishës, për mitingun në Tropojë, Rama ka dërguar autobusë nga Tirana, Hasi e Kukësi, por dështoi. Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha postoi në FB fotot e autobusëve që Rama i solli me vete nga Tirana dhe videon që sipas tij tregon dështimin e mitingut pasi nuk kishte njerëz.
Rama deshtim total e spektakolar ne Tropoje! Shkon me pese autobuze me militante nga Tirana, Hasi dhe Kukesi. Shihni videon dhe fotot e qytetareve dixhital” shkruan Berisha.
Kjo esht fushate,ne Tropoje me militante nga Tirana. Ja mesazhi dhe fotot e qytetarit dixhital! sb “06/06/2017, 11:01:02: Dr Berisha autobuzat qe sollen militante nga Tirana”.