Jo vetëm rikonstruksioni por rikthimi i vlerës dhe shkëlqimit të dikurshën të Teatrit “Bylis” është synimi i investimit më të fundit të bashkisë së Fierit.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi u shpreh sot se, “punimet po vazhdojnë me izolimin e taracës së godinës, pjesë e rëndësishme për të mbrojtur një investim të plotë që po bëhet brenda saj, me të gjithë elementët e duhur të performancës artistike dhe akomoduese”.
“Nuk e kemi shkëputur vëmendjen nga teatri. Vazhdojmë me rikonstruksionin e godinës. Tashmë jemi duke finalizuar rikonstruksionin e taracës dhe së shpejti mbyllim gjithë ndërhyrjet e tjera në pjesën e brendshme të godinës. Dhe do të vazhdojmë më tej, për t’a ripërtërirë gjithçka të zbehur dhe për t’i kthyer këtij tempulli vlerën e humbur”, u shpreh Subashi.
“T’i kthejmë artit vlerën që meriton”, është motoja e Bashkisë së Fierit. /atsh