Gjykata greke ka liruar nga burgu shqiptarin e arrestuar në Pefkos të Rodonit në Greqi, i cili u akuzua nga një turiste britanike se kishte tentuar ta përdhunojë, pa bërë me dije identitetin e tyre.
Pas denoncimit të 21-vjeçares, policia greke ka vënë në pranga shqiptarin tre ditë më parë.
Sipas dëshmisë së vajzës në polici, shqiptari ishte përpjekur të kryente marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj, ndonëse ishin argëtuar sëbashku në një bar.
“Natën e shkuar isha në një bar të ishullit për tu argëtuar. Aty u njoha me 31-vjeçarin. Në mëngjes e gjeta veten në pishinën e lokalit, ai nisi të bëhej i guximshëm, më hoqi reçipetat vajzës dhe nisi të më prekë në zonat intime”,ka dëshmuar vajza.
Nga ana tjetër mediat shkruajnë se në dëshimnë e tij shqiptari ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të bënte asgjë kundër vullnetit të turistes angleze dhe se ishte i gatshëm t’i kërkonte asaj falje.
Gjykata vendosi që hetimet ndaj shqiptarit të vijojnë në gjendje të lirë.