Adoleshenca është një periudhë e vështirë për të rinjtë, e sidomos kur bëhet fjalë për adoleshencën e të rinjve me problemem mendore.
Kështu është edhe rasti inë fjalë, bëhet fjalë për Laitha-Jayda. Për të ëmën 38-vjeçaren Kelly Rogers, nuk ka qenë aspak e lehtë të bashkëjetojë më sëmundjen e të bijës Laitha-Jayda.
Ajo është detyrauar shpeshherë të vendosë rregulla ose të krijojë situata të posaçme që e diferenconin 16-vjeçaren nga motra e saj binjake.
Megjithatë ajo kishte shpresuar, e uruar në të njëjtën kohë, që të dyja vajzat do të shkonin bashkë në mbrëmjen e maturës. Por, ndodhi krejt e kundërta, Laitha-Jayda Trimble nuk u lejua t’i bashkohej të motrës, Rhiall-Analise, pasi autoritet shkollore i ndaluan hyrjen në vendin ku po mbahej ceremonia e diplomimit.
Ajo u përjashtu nga festa pasi vuan nga çrregullime emocionale dhe ankth (EDD-Emotional Deprivation Disorder). «Gjithçka ndodhi në momentin e fundit.
Askush nuk më pati lajmëruar që ime bijë nuk do të ishte pjesë e festës. Ajo nuk është agresive dhe nuk i ka bërë kurrë keq njeriu. Është e vërtetë që vuan nga çrregullimet emocionale dhe ka problem me sjelljen, por mjafton t’i qëndrosh afër. Nuk e kuptoj pse ia bënë këtë.
Tani Laitha është e shkatërruar plotësisht dhe është mbyllur në vetvete. Nuk mund ta pranoj këtë, dua që autoritetet shkollorë t’i kërkojnë falje.’’- u shpreh mamaja e vajzës për një media lokale.
Të shumtë kanë qenë lexuesit dhe komentuesit që e kanë mbështetur dhe kanë firmosur peticione për të mbrojtur të drejtat e 16-vjeçares.
Ne shpresojmë që autoritetet shkollore të kërkojnë falje vajzës 16-vjeçare, pasi në këtë mënyrë i japin një ndihmesë sado të vogël pëe ta bërë të ndihet mire dhe pse jo disi më e lumtur.