Loading...

Zbulohen shkaqet e aksidentit të rëndë në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Levan.

Sipas informacioneve të para gruaja që ka humbur jetën ka qenë shtatzënë dhe është dërguar për në morgun ne qytetit, ndërsa një tjetër fëmijë është në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë një parakalim i gabuar i mjetit me të cilën udhëtonte viktima.

Njoftimi nga policia

Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com