Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të urojë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, me pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin.
Përmes një poistimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thekson se këto xhami janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan Kryeministri Rama.
Xhamia Mbret në Berat, xhamia e Beqarëve Berat, teqeja Helvetive Berat, xhamia e Et’hem Beut Tiranë, xhamia e Pazarit Gjirokastër dhe xhamia e Gjin Aleksit Delvinë, janë disa prej objekteve të kultit që janë përfshirë në listën e restaurimeve./atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/300479780758101/?t=0