Përtej propagandës së kryeministrit Edi Rama që punësimet në administratë bëhen në bazë konkursesh dhe meritokracie, e vërteta duket se qëndron krejt ndryshe.
CNA.al ka mësuar se të gjitha CV-të e personave që aplikojnë për tu punësuar në administratë më parë kalojnë në zyrën e Blerina Gjylametit, kryetare e PS në Tiranë si dhe koordinatore e Zyrës për bashkëqeverisje në kryeqytet.
Më pas të gjitha CV-të, pasi “filtrohen” në zyrën e Gjylametit, shkojnë direkt në zyrat e ministrave përkatëse.
Gjithcka që reklamohet fort në media nga kryeministri Rama për konkurset për punësimet në administratë është veçse një propagandë dhe falsitet i radhës. Ajo që vendos për këto punësime në fakt nuk duket të jetë meritokracia, por vetë Gjylameti.